Receta Gatimi

Gjellë me kunguj

gjelle me gunguj

Gjellë me kunguj – Si te gatuajme – receta gatimi per Gjellë me kunguj

Gjellë me kunguj eshte nje recete e thjeshte dhe e shijshme per nje dreke sa me te kendshme

Perberesit:

  • 500 gr kunguj
  • 1 Kokerr qepe
  • 2 Kokrra domate
  • 2-3 Karrota
  • 2 Luge gjelle oriz
  • 1 Tufe koper
  • 5 Luge gjelle vaj ulliri
  • Kripe
  • Piper i zi

Pergatitja: Per te pergatitur Gjellë me kunguj veprojme ne kete menyre: Fillimisht vendosim një tigan të gjerë ku kemi hedhur 5 luge gjelle vaj ulliri. Shtojme ne te qepen e grire holle, e trazojmë derisa ajo te filloje te tretet pak. Me pas shtojme karrotat e prera në rrathë, pas 2-3 minuta shtojmë domatet e qëruara e të prera në kubikë. I lëmë në zjarr derisa të avullojë lagështira e tepërt, më pas shtojmë kungujt dhe orizin. I lëmë të ziejnë për 14-16 minuta. Në fund u hedhim koper të grirë hollë dhe e servirim të ngrohtë. Gjella me kunguj eshte gati.

Ju befte mire nga sitegatuajme.net

2 Comments

  1. Kungulli ne cfare forme hidhet, sasia ujit, pasi i hedhim kungujt dhe orizin i leme pak me qepen de domaten apo i hedhim direkt uje dhe i zjejme. Jepni me shume sqarime ju lutem

    Reply

Pergjigju