Gurabije 5 lekshe

Gurabije 5 lekshe

Perberesit:

-400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
-9 ose 10 luge sheqer gjelle,
-3 filxhane niseshte,
-esence vaniljeje,
-2 filxhane miell,
-1/2 filxhan sheqer pluhur.

(filxhana kafeje dhe luge gjelle)

Pergatitja:

Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.
E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.

Ps. filxhana kafeje dhe luge gjelle

Share This Post

9 Responses to "Gurabije 5 lekshe"

  1. Pershendetje….nje pyetje kisha…..Ke perberesit e gurabies masa nje filaxhan( cfare filxhani kafe apo caji….)….Faleminderit nga une Tina….13 tetor New York..

    Reply
  2. Sa eshte masa per nje filxhan se nuk po e kuptoj…dhe me sa po shikoj nga komentet e meparshme nuk paskan marre pergjigje..

    Reply
  3. foto pre wedding · Edit

    Hurrah! At last I got a blog from where I know how to in fact get valuable information regarding my
    study and knowledge.

    Reply

Post Comment