kime me vezeKime me veze – Si te gatuajme- Receta gatimi per Kime me veze

Perberesit

  • 400 gr mish te grire
  • 2 Kokrra qepe mesatare
  • 2 Speca
  • 50 gr gjalpe
  • 1 Gote qumesht
  • 4 Kokrra domate
  • 4 Kokrra veze
  • 2-3 Peksimadhe ( Buke e thekur, e grire)
  • 2 Luge gjelle kackavall te grire
  • Nje tufe majdanoz
  • Nje tufe Koper
  • Kripe
  • Piper
  • Arre moskat

Përgatitja
Per te pergatitur Kime me veze veprojme ne kete menyre: Qepa dhe specat priten holle dhe skuqen ne gjalp. Shtojme mishin e grire sperkatet me kripe dhe piper. Hedhim domatet e grira pasi i kemi qeruar cipen trazohen per 4-5 min hidhet kopra dhe majdanozine grire dhe pastaj ujin e nevojshem per zierjen e mishit dhe e leme te valoje per 20 min hiqet nga zjarri dhe i lem ti bjeri nxehtesia dhe me pas shtojme ne ten je gote qumesht e tarzojme dhe e hedhim ne taven e pjekjes. Me ndihmen e nje luge hapim 4 vende dhe ne te thyejme nga nje veze. Sperkasim vezen me pak kripe, piper dhe arre moskat dhe te gjithe taven e pudrosim me peksimadhe dhe me pas me djath kackavall te grire. E fusim ne furre te parangrohur ne temp. 200 grade ku e pjekim per 15 min. Kime me veze preferohet te hahet e ngrohte.

Ju befte mire nga sitegatuajme.net

Leave a Reply

© 7412 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme