Receta Gatimi Tradicionale

Lakror Korce me qepe e domate

Lakror Korce – Si te gatuajme Lakror Korce me qepe e domate – Receta gatimi per Lakror Korce me qepe e domate. Pergatitja, perberesit dhe menyra e gatimit

Perberesit per brumin:
– Miell 700 gr:
-1 kos 250 ml
-1 pako pluhur pjekes
-ose 1 luge kafeje sode buke dhe 1 luge kafeje maja buke
-2 luge vaj ulliri
-Kripe 1 luge caji
-Uje i vaket 200 ml-250 ml duhet pasur parasysh qe brumi te zihet jo shume i forte i bute dhe te mos ngjise neper duar.

Per mbushjen:
-Qepe te thata 6-7 cope
-Domate te kuqe te qeruara nga lekurat dhe te grira rreth 7-8 -cope gjithesej rreth 350- 400 gr
-Kripe 1 luge caji
-Piper i zi 1 luge kafeje
-1 spec jeshil ose spec djeges
-1 luge kafeje rigon
-nenexhik
Lakror Korce Pergatitja:
Per te pergatitur Lakror Korce, veprojme ne kete menyre: -Ne fillim zeme brumin ne nje tas hedhim miellin, soden e bukes, majane dhe i perziejme. Shtojme kripen, dhe i perziejme. Shtojme kosin dhe ujin e vaket. Se bashku zeme nje brume jo shume te forte. E punojme aq shume sa te mos na ngjitet neper duar. Brumin e leme te pushoje mbuluar me nje pecete te lagur. Nderkohe merremi me mbushjen. Ne nje tenxhere a tigan te madh, hedhim vajin e ullirit sa te ngrohet. Shtojme qepen e grire jo shume holle. Mund ta presim dhe ne gjysem rrethi dhe e kaverdisim derisa qepa te zbutet pak. Shtojme kripen, specin e grire te vogel, e vazhdojme nja 5-6 min. kavedisjen, shtojme domatet e grira holle dhe i leme te ziejne derisa masa te shtohet, avullon lengu i domates dhe gjella trashet. Ne fund fare hedhim nenexhikun te grire holle, rigonin dhe piperin e zi. Merremi me hapjen e brumit. Tepsine e lyejme me vaj. Brumin e ndajme ne dy pjese ky njera te jete me e madhe. Pjesen e madhe e hapim me diameter me te madh se temsia sepse duhet te dali mbi tepsia. E shtrojme peten poshte. Hedhim mbushjen dhe hapim peten e dyte. Peten e dyte e hapim sa gjithe diametri i tepsise. Tani bejme mbylljen anash me peten qe eshte varur dhe bejme thurjen karakteristike te lakrorit. Kete e bejme sipas deshires.
E veme ne furre te piqet ne 200° grade C. Nja dhjete min. para se ta heqim vem pak gjalpe siper dhe vazhdojm e pjekim perseri dhe 10 min. te tjera. E leme pas pjekjes te pushoje pak para se ta servirim te mbuluar me nje tepsi tjeter me te madhe. Ju befte mire !

One Comment

Pergjigju