Si te gatuajme Lakror me spinaq – Recete gatimi per lakror me spinaq

Lakrori eshte nje gatim tradicional shqiptar i cili mund te mbushet me perberes te ndryshem, si spinaq, qepe dhe domate, kungull, hithra etj

Përbërësit e recetes Lakror me spinaq  për 4-5 persona

  • 1 racion brumë i qullur, i kripur
  • 600-700 g spinaq i zier, i shtrydhur dhe i grirë
  • 250 g gjizë e freskët
  • 4-5 lugë kaçkavall parmixhan i grirë
  • 2 vezë
  • 1.5 l ajkë e lëngshme
  • Kripë, piper dhe arrëmyshk
  • 20 g gjalpë me temperaturë mjedisi
  • 1 lugë bukë e tharë e thërrmuar

Lakror me spinaq

Përgatitja e recetes Lakror me spinaq:

Përzieni në një tas spinaqin me gjizën, shtoni kaçkavallin e grirë, vezët, ajkën, kripër, piperin dhe nëse doni pak arrëmyshk. Mbusheni petën e brumit të qullët, hidhni maja birre, bukë të tharë të thërrmuar, shpërndani përsipër gjalpin dhe piqeni në furrë në 180 gradë për 40 minuta afërsisht. Lakronin mund ta shërbeni të nxehtë ose të ngrohtë, por edhe në temperaturë mjedisi.

Disa nga recetat e metejshme per lakror do te jene
lakror me hithra
lakror korce
lakror me dy pete
lakror me qepe e domate
lakror me presh
lakror misri
lakror me kungull
lakror me miell misri

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme