Pjata të dyta

Mish në zgarë

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Përgatitja
Për të filluar përgatitjen e kësaj pjate, duhet ta nxjerrim mishin nga frigoriferi të paktë një orë më parë.

E lyejmë mishin me kripë të trashë dhe e vëmë të piqet mbi zgarën e nxehtë, e pjekim mirë nga të dyja anët. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak përpara se ta presim në copa. Marrim një pjatancë të madhe ose një pjatë druri. Shtrojmë mbi të rukolën, mbi të vëmë mishin e prerë në copa.

I grijmë sipër me një thikë pak djath parmixhan, i hedhim pak vaj e piper. E zbukurojmë anash pjatën me limon të prerë në copa. E servirim mishin të nxehtë.

Përbërësit:
800-900 gr mish viçi i zgjedhur
100-150 sallatë rukola
50-60 gr djath parmixhan
2 kokrra limoni
pak vaj ulliri
pak kripë të trashë
pak piper

Pergjigju