pace me koke viciPace koke – Si te gatuajme Pace me koke vici – Receta gatimi per Pace me koke vici

Receta: Paçë me kokë viçi

Përgatitja:

Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën. Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvlojme me lengun e mishit  të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërprere me lugë druri deri sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudhrat, kripën, piperin e kuq të djegur në pak yndyrë, piperin e zi, 1-2 lugë uthëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.

Perberesit:

  • 500 gr mish nga koka e viçit
  • 10 lugë miell
  • 1 dl vaj
  • 4 -5 thelba hudër
  • 1 lugë gjelle kripë.
  • Biber të kuq
  • Biber të zi
  • 1-2 lugë uthëll

Ju befte mire!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme