Pjata të dyta

Paella Valenciane

Origjina e Paellas,daton qe nga popujt e lashte te fshatrave te Valencias ne Spanje. Kur vinte ora e drekes, fshataret sillnin cdo gje qe kishin ne shtepi: oriz, mish, perime te ndryshme, dhe kur gjenin edhe fruta deti dhe pregatisnin kete pjate te shijshme. Emri i saj vjen pikerist nga ena ne te cilen gatuhet “Patella” e cila duhet te jete patjeter e perbere nga material hekuri!

Perberesit per 6-8 persona

  • 700gr oriz per rizoto
  • 1 pule rreth 1.2kg
  • 1l leng pule
  • 250gr mish derri pa dhjam
  • 500gr midhje te pastruara
  • 6-8 karkaleca te medhenj
  • 300gr bizele
  • 4-5 domate te pjekura
  • 2 speca
  • 1 qepe
  • 4-5 thelpinje hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1 pako te vogel shafran
  • 1 limon
  • pak spec djeges pluhur
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Pjekim fillimisht specat ne furre ne temperature shume te larte rreth 250°C derisa lekura te marre ngjyre te erret, i vendosim ashtu te nxehta siç jane ne nje qese te cilen e mbyllim mire. Ne kete menyre, avulli qe ato do te leshojne do te bej qe lekura e specave te hiqet fare lehtesisht. I qerojme, eleminojme fijet e brendshme dhe farat dhe i presim ne shirita te holle. (per te evituar kete proçedure, mund ti blejme specat e pjekur te gatshem).

Qerojme domatet, i heqim farat e brendshme dhe i presim ne copa te vogla. Qerojme edhe qepen e hudhrat dhe i grijme shume holle.

Pulen e pastruar e ndajme ne copa (rreth 12) dhe e kaverdisim ne nje tigan te madh (akoma me mire ne tiganin enkas per Paella) me 7 luge vaj ulliri dhe pak kripe e piper derisa te kete marre ngjyre te arte. E heqim nga tigani dhe e vendosim ne nje ene te mbuluar per ta mbajtur te ngrohte.

Ne vajin e mbetur ne tigan, kaverdisim mishin e derrit te prere ne kubik te vegjel se bashku me midhjet dhe karkalecat e plote te lare, por jo te thare. Kur keta te fundit te kene marre nje ngjyre roze, i heqim te gjithe perberesit, eleminojme midhjet qe nuk jane hapur dhe i leme edhe keta perberes ne nje vend te ngrohte.

Kaverdisim hudhren dhe qepen ne yndyren e mbetur, shtojme domatet dhe bizelet dhe i leme te marrin shije ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta. Shtojme nje gjethe dafine, shafranin e shkrire ne pak uje, pak spec te kuq djegs, kripe, piper dhe i perziejme mire duke i lene edhe per disa minuta te tjera ne zjarr. Shtojme orizin, e kaverdisim per pak sekonda derisa te kete thithur te gjithe lengun dhe shtojme lengun e pules te ngrohte. Kur te kete arritur piken e vlimit, ulim zjarrin dhe e gatuajme ne kete menyre per rreth 20 minuta apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht. Shtojme specat, copat e pules, mishin e derrit, karkalecat, midhjet dhe i perziejme mire. E mbulojme tiganin me leter alumini dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta. E sherbejme me feta limoni.

Pergjigju