Embëlsira

Parfe me lajthi

Receta gatimi per Parfe me lajthi – Site gatuajme Embelsire Parfe me lajthi

Pergatitja:

Fillimisht thyejmë vezët, i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Në një tas rrahim me mikser panën derisa të fitojë dendësinë e duhur, rrahim të verdhat e vezëve më 3 luge gjelle sheqer derisa te shkrije sheqeri.Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve, derisa të bëhen marengë, shtojmë 3-4 lugë gjelle sheqer dhe i rrahim derisa të shkrijë sheqeri. Në enën ku kemi rrahur panën shtojmë marengën, më pas shtojmë dhe të verdhat e vezëve duke i trazuar lehtë me spatull në fund shtojmë lajthitë e thërrmuara pasi i kemi trazuar mirë mbushim një masë forme pastiçerie dhe i mbushim tasat e embëlsirave duke e zbukuruar sipër me çokollate të shkrirë dhe i pudrosim përsëri me lajthi. I vendosim në frigorifer për 2 orë dhe i servirim të ftohta.

parfe me lajthiPerberesit

  • 5 Kokrra veze
  • 200 gr lajthi te pjekura
  • 6-8 Luge gjelle sheqer
  • 300 ml pana per embëlsirë
  • Cokollate te shkrire

Pergjigju