Tradicionale

Patellxhane turshi

Patellxhane turshi, receta gatimi – Si te gatuajme Patellxhane turshi

Pergatitja:
Per te pergatitur Patellxhane turshi veprojme ne kete menyre: Presim patellxhanet e lara per se gjati nga njera ane, por pa i hapur plotesisht (si xhep). U japim nje gjysem vale ne uje me kripe e i leme te kullojne shume mire. Veme te kullojne dhe gjithe perberesit e tjere, pasi i kemi shtypur e perzier mire me dore. Kur kane humbur gjithe lengjet, i mbushim patellxhent mire me perzierjen e i rreshtojme ne nje ene te bollshme ( qyp, bidon, kove kuzhine…). Ne cdo rradhe, i sperkasim me kripe deri sa te mbarojme patellxhanet. Siper u vendosim nje peshe, qe te zeje gjithe siperfaqen dhe i leme te mbullura per 2-3 jave. Nderkohe, ato kane leshuar ujin e tyre. Nxjerrim aq sa na duhet per sallate, e shplajme dhe e presim.
E servirim me pak uthull dhe vaj ulliri.
Patellxhane turshiPerberesit:

  • 1 kg patellxhane te reja,
  • 1 kg speca te kuq e jeshile te prere holle,
  • 2 tufa te medha majdanoz i grire,
  • kripe, spec djeges,
  • hudhra me shumice.

Pergjigju