Pjata të dyta Tradicionale

Pule me patate ne furre

pule me patate ne furreSi te gatuajme Pule me patate ne furre – Receta gatimi per Pule me patate ne furre.

Pule me patate ne furre – Nje recete e thjeshte gatimi dhe nje menu e shijshme per tryezat tuaja

Receta: Mish pule me patate ne furre

Kjo eshte nje menyre e shpejte dhe e lehte per te gatuar ne menyre sa me te shijshme mishin e pules ne furre duke e kombinuar me patate

Perberesit:

  • 1 pule
  • 1 kg patate
  • 1 qepe
  • rozmarine
  • vaj ulliri

Pergatitja e pules me patate ne furre:
Pasi  kemi lare dhe pastruar mire pulen pa i hequr lekuren, pasi ajo i jep me teper shije lengut, e veme te zieje ne nje tenxhere duke mbuluar 3/4 me uje. Shtojme gjysmen e qepes, pak rozmarine dhe sasine e deshiruar te kripes. Nderkohe qerojme patatet, i presim ne kubike te vegjel  dhe i shtrojme ne nje tepsi duke i hapur mire me qellim qe te mos jene njera  mbi tjetren. Shtojme gjysmen tjeter te qepes te prere holle, pulen e zier (jo fort, pasi do te gatuhet akoma ne furre) marinojme me  piper te zi, rozmarine, kripe e vaj ulliri (1 luge gjelle per person). Shtojme 1 gote uji me lengun e pules dhe e fusim ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen  200° per rreth 20-30 min

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net!

Pergjigju