Embëlsira Receta Gatimi

Qifla me brumë gështenjash

Nevojiten:

Për brumin:
* 500 g miell të butë + për tepsi
* gjalpë + për tepsi
* 80 g sheqer pluhur
* 1 të verdhë të vesë

Për mbushjen:
* 200 g gështenja të ziera të nxjerra nga lëvorja
* 100 g sheqer pluhur + për pluhurosje sipër
* 1 qese sheqer vanilje
* 1 ose 2 lugë ajkë (shtalpë) të ëmbël
* 120 g zhele të ribesave.

Përgatitja
Sitet mielli në enë. Në midis bëhet një gropëz, në të cilën qiten sheqeri e gjalpi, i prerë në formë fletësh. Kjo përbërje përzihet, bëhet si kokrrizë, pastaj hidhet e verdha e vesë, ndërsa sipas nevojës edhe pak ujë të ftohtë.
Brumi zihet shpejt, formësohet një top dhe lihet për gjysmë ore në frigorifer.

Brumi i gështenjave të ziera përzihet me sheqer dhe me aq ajkë sa të bëhet brumi për mbushje. Ky brumë gështenjash ndahet në 12 pjesë, të cilat formësohen si gogla. Brumi i miellit shtrihet (tëhollohet) dhe pritet në 6 katrorë dhe secili katror pritet tërthorazi, kështu që fitohen 12 trekëndësha. Lyhen me zhele dhe në secilin trekëndësh vihet nga një topth gështenjash dhe trekëndëshat mbështillen në formë kiflesh.

Kiflet radhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmiellur. Piqen 10-15 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë C.

Kur të ftohen, u hidhet sheqeri pluhur.

Pergjigju