Embëlsira Receta Gatimi

Qumeshtor – receta gatimit

Si te gatuajme Qumeshtor – Receta gatimi per Qumeshtor

Per kete recete falenderojme A.C, nje nga fanset tona qe na e ka derguar receten e gatimit per Qumeshtor ne Fb.

Me poshte keni receten me perberesit menyren e gatimit per Qumeshtor

Per kete embelsire duhen: 1 pako pete per embelsira
Kremi:5 veze te rrahura lehte( mund te vini dhe me pak,ose me pak te verdha)
1 liter qumesht i fresket
1 e 1/2 filxhan caji sheqer
1 filxhan miell ermik (miell i bluar imet)
2 luge supe gjalp
gjalp i shkrire per te lyer petet
Shurupi:
2  e 1/2 filxhane uje
3 filxhane sheqer
lekura limoni dhe ne fund pasi zjen shiropi per 6′ shtojme 1 luge supe gjalp dhe 1 luge supe leng limoni.

qumeshtor receta gatimiSi pergatitet qumeshtori: Ne nje tenxhere veme qumesht te ftohte e perzjejme brenda gjithe materialet e kremes. Ngreme zjarrin dhe perzjejme gjersa masa te mpikset. Do perafersisht 10′. Asnje minute nuk ndalojme perzjerjen me luge druri, qe te mos na ngjitet kremi ne tenxhere. Kremi eshte gati kur fillon te zjeje e te nxjerre flluska, atehere e heqim nga zjarri. Ne nje pireks ose tave te lyer me gjalp, shtrojme 6 petet qe i lyejme me gjalp midis njera-tjetres.
Hedhim siper peteve kremin dhe e shtrojme. Kthejme anet e preteve mbi kremin dhe i lyejme dhe ato me gjalp. Siper veme dhe petet e tjera duke i lyer dhe ato. Cfare ngelet e fusim nga brenda.E lyejme me gjalp siperfaqen e embelsires dhe e ndajme lehte me thike ne copa.
Nuk e ndajme gjer ne fund qe mos cahen petet poshte e na del krema.
E pjekim ne 180 grade poshte e lart per 60′ gjersa te skuqen petet.
E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet mire.
Ne vazhdim pergatisim shurupin dhe e hedhim te nxehte te embelsira e ftohte

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net

One Comment

  1. me myt veten me sheqer e me te lyn pataj me ble nji thes me ilace me luftu diabetin dhe yndyrnat

    Reply

Pergjigju