Embëlsira Tradicionale

Si te gatuajme, sheqerpare, specialitet Dibran

Si te gatuajme sheqerpare Dibre – Receta gatimi për Sheqerpare Speciale Dibrane.

Përbërësit për 30 copë:

  • 1 kg Miell
  • 600 gr Gjalpë të tretur ose Vital
  • 350-400 gr Sheqer
  • 8 të verdha Vezësh
  • 3 gr Sodë

Për shurupin:

  • 1250 gr Sheqer
  • 850 gr Ujë
  • Pak vanilje
  • 75 gr Arra

Për të gatuar këtë ëmbëlsirëte bërë sipas specialitetit Dibran veprojmë në këtë mënyrë:

Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.

Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.

Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.

Sheqerpare dibrane

/Dibraexpress.com/

Post Comment

Facebook

Twitter