Embëlsira

Si behet Embelsira Kompekaj – Receta gatimi per Kompekaj

Si behet Kompekaj – Recete gatimi per Kompekaj – Si te gatuajme embelsire Kompeka

Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe praktike per te gatuar nje embelsire Kompekaj sa me te shijshme

Kompekaj eshte e perbere nga pandispanje te ciles i kemi  shtuar kakao dhe arra dhe nga peta byreku, te gjitha keto te pjekura ne nje tave.

receta gatim kompekaj si te gatuajmePerberesit per 12 copa Kompekaj

  • 200gr miell
  • 4 peta byreku
  • 100gr sheqer
  • 3 luge gjalp
  • 150gr arra te grira
  • 4 veze
  • 1/2 luge kakao

Perberesit per sherbetin:

  • 120ml uje
  • 120gr sheqer
  • pak vanilje

Si pergatitet Kompekaj:

Fillimisht marrin nje tave (me mire nqs eshte katrore) dhe e lyejme me gjalp. Mbi te shtrojme dy peta byreku dhe me pas vazhdojme me pregatitjen e mbushjes: Rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje mase e fryre dhe e qendrueshme, shtojme te verdhat, hedhim pak nga pak miellin, arrat e grira e te pjekura dhe kakaon. E perziejme me kujdes dhe e hedhim ne tave mbi petet e shtruara. Siper shtojme gjithashtu edhe dy pete te tjera byreku dhe anet e teperta i mbeshtjellim nga brenda. E sperkasim me gjap dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 200 grade celcius per 20-25 minuta (shiheni me sy).

Pasi embelsira eshte pjekur, e ndajme ne 12 copa, e leme te ftohet dhe me pas e sherbetosim me shurupin e vaket.

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net

One Comment

  1. Po te ishte kaq e thjeshte nuk e bejn pasticieret e vertete por amatoret si ju. Hidhni sode buke osé pluhur embelsirash miq te dashur ndryshe do t’ju shkoje dem.

    Reply

Pergjigju