Pjata të dyta Tradicionale

Si te gatuajme bamje me mish pule

Si te gatuajme “Bamje me mish pule” – Receta gatimi për “Bamje me mish pule”. Për të gatuar bamje me mish pule veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim bamjet në pak vaj. Nëse janë frigoriferi, i shpërlajmë në kullojëse për t’ju hequr akullin dhe i  lëmë të kullojnë më parë. Pas skuqjes i vëmë mënjanë në një enë. Skuqim qepët derisa zbuten. Pastaj shtojmë karrotat e grira. Hedhim kripë, piper të kuq dhe të zi. Shtojmë më pas mishin e pulës. Përzihen të gjitha në zjarr derisa pula të zbutet. Hedhni bamjet tek përzierja që sapo bëmë. Shtojmë salcën, miellin e shkrirë, uthullën dhe ujin. I lëmë të ziejnë për 30 min dhe para servirjes shtojmë shtalpën dhe majdanozin.

bamje

Përbërësit:

– 2 kokrra qepë të grira imët me dorë
– 300 gr gjoks pule i prerë në kube
– 5 karrota mesatare të grira copa të vogla
– 500 gr bamje të prera më dysh ose tresh, mund të jenë edhe frigoriferi
– 2 lugë miell i shkrirë me ujë
– 50 ml uthull
– 1 lugë gjelle salcë domatesh
– 2 litër ujë
– 3 lugë shtalpë e një grusht majdanoz

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju