Si te gatuajme bamje me mish qengji

Category: Tradicionale 0 0

Si te gatuajme “Bamje me mish qengji” – Receta gatimi për “Bamje me mish qengji”. Për të gatuar bamje me mish qengji veprojmë në këtë mënyrë: Pastrojmë bamjet, u presim bishtat në formë konike, i spërkasim me lëng limoni, kripë dhe i lëmë sa të zbuten pak. Ndërkohë, skuqim qepët e grira imët së bashku me mishin e copëtuar në copa me madhësinë e dëshiruar. Shtojmë pak salcë domatesh ose një domate të qëruar dhe e prerë imët. Pasi të jenë skuqur të gjitha, hedhim kripën, piperin, fletën e dafinës dhe me kapak të mbyllur e në zjarr të ngadaltë, ziejmë mishin për rreth 1 orë. Bamjet i shpërlajmë, i kullojmë mirë dhe i skuqim pak në vaj të nxehtë. Në një enë qelqi, në të cilën do të shërbehet gjella, vendosim domatet e prera në feta, e rreth e përqark enës, rradhisim bamjet me bisht anash e majat në mes, duke  e spërkatur çdo rresht me piper dhe majdanoz të grirë hollë. Në mes të enës, në vendin e zbrazët pa bamje, vendosim mishin e përgatitur së bashku me qepët. Mbi të gjitha vendosim një pjatë të cekët në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj i mbulojmë me kapak. Gjella futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200*C për gjysëm ore, pastaj e zbulojmë gjersa mishi të skuqet dhe të rreshket në sipërfaqe.

bamje me mish qengji

Përbërësit:

– 1 kg mish qengji, (në mungesë, mish viçi)
– 1 kg bamje,(ose ½ kg bamje dhe ½ patate)
– 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë gjalpë
– 2 qepë
– 3 domate
– 1 karrotë
– 1 spec djegës, sipas dëshirës
– kripë
– piper
– pak lëng limoni ose uthull
– majdanoz
– ca gjethe dafine

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Related Articles

Add Comment