Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme bërxolla qengji të shoqëruara me imam bajalldi

Si te gatuajme “Bërxolla qengji të shoqëruara me imam bajalldi” – Receta gatimi për “Bërxolla qengji të shoqëruara me imam bajalldi”. Për të gatuar bërxolla qengji të shoqëruara me imam bajalldi veprojmë në këtë mënyrë: I presim patëllxhanet në gjysëm për së gjati dhe u bëjmë disa të çara të thella. U lyejmë me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta ose deri sa të zbuten mjaftueshëm sa për t’ua hequr pulpën me lugë. Presim domatet dhe pulpën që hoqëm nga patëllxhanet në kubikë të vegjël. Skuqim qepët në zjarr të mesëm deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë hudhrën bashkë me kanellën dhe vazhdojmë të skuqim për rreth 1 minutë akoma. Shtojmë domatet bashkë me patëllxhanet dhe gatuajmë për rreth 10 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë majdanosin, rregullojmë shijen për kripë dhe mbushim me këtë përzierie patëllxhanet. I pjekim në furrë për rreth 30 minuta. Ndërkohë marinojmë bërxollat e qengjit me kripë, piper dhe paprika. I pjekim bërxollat në zgarë për rreth 3 minuta nga secila anë dhe i shërbejmë të shoqëruara me patëllxhanet e mbushura dhe xaxiq.

berxolla qengji

Përbërësit:

– 3 patëllxhane të mesme
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 qepë e grirë
– 1 lugë çaji pluhur kanelle
– 2 thelpinj hudhra të grira
– 8 domate të qëruara
– 1 tufë e vogël majdanos e grirë
– 12 bërxolla qengji (në mungesë të tyre mund të përdorim brinjë)
– paprika (spec i thatë, i kuq, i bluar)
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju