Pjata të dyta Receta Gatimi

Si të gatuajmë bërxollë vici me sherebelë dhe polenta me kungull dimri

Si të gatuajmë “Bërxollë vici me sherebelë dhe polenta me kungull dimri” – Receta gatimi për “Bërxollë vici me sherebelë dhe polenta me kungull dimri”. Spërkasim kungullin me pak kripë dhe e pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 40 minuta, ose deri sa të jetë zbutur plotësisht. E kalojmë në blendër bashkë më qumështin dhe vajin e ullirit deri sa të bëhet pure. E lëmë furrën ndezur. Përgatisim polentën sipas udhëzimeve që shkruhen në pako. Pasi të jetë bërë e butë dhe kremoze hedhim në të purenë e kungullit dhe djathin. Përziejmë mirë. Nxehim gjalpin në një tigan të përshtatshëm për furrë. Marinojmë bërxollat me kripë dhe piper, dhe u vendosim nga 1 gjethe sherebelë në secilën anë. I skuqim në tigan për rreth 2 minuta nga secila anë dhe i transferojmë në furrë ku i lëmë për rreth 5 minuta. Koha e ndenjies në furrë varet nga fakti se sa të pjekur e duam bërxollën. Shërbejmë polentën në dy pjata, dhe mbi të vendosim bërxollën të spërkatur me pak nga lëngjet e tiganit.

berxolle vici

Përbërësit:
– 2 lugë gjelle gjalpë
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– disa fleta sherebelë e freskët (nese s’mund të gjeni të freskët, përdorni të thatë dhe thërrmojeni sipër bërxollave)
– 2 bërxolla vici (mundësisht T-bone)

Për polentën:
– 500 gr kungull dimri i prerë në copa
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 100 ml qumësht
– 50 gr polenta
– 2 lugë gjelle parmigiano e grirë
– kripë
– piper

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju