Embëlsira

Si të gatuajmë biskota me çokollatë dhe spec djegës

Si të gatuajmë “Biskota me çokollatë dhe spec djegës” – Receta gatimi për “Biskota me çokollatë dhe spec djegës”. Për të gatuar biskota me çokollatë dhe spec djegës veprojmë në këtë mënyrë: Rrahim gjalpin me sheqerin dhe vanilien deri sa të formojnë një shkumë të lehtë me ngjyrë bezhë. Shtojmë vezët dhe përziejmë lehtë. Përziejmë në një tas tjetër miellin me kakaon, pluhurin pjekës, piperin dhe specin djegës. E hedhim miellin në tasin e gjalpit, shtojmë dhe copat e çokollatës dhe përziejmë me kujdes. Lyejmë disa tepsi me gjalpë dhe shpërndajmë me lugë gjelle përzierien në mënyrë që luga nga luga të ketë distancë rreth 4 cm. Pjekim në 180 gradë për rreth 10 ose më shumë minuta, në vartësi se sa të pjekura i duami biskotat. I shërbejmë me krem të rrahur, reçel frutash ose akullore vanilia.

biskota

Përbërësit:

– 225 gr gjalpë pa kripë
– 270 gr sheqer
– shumë pak pluhur vanilie
– 2 vezë të rrahura lehtë
– 300 gr miell
– 50 gr pluhur kakao
– 1 lugë çaji pluhur pjekës (baking powder)
– 1 e ½ piper cayenne
– ½ lugë çai spec djegës i grirë shumë hollë
– 200 gr çokollatë e zezë e thyer në copa të vogla
– 100 gr çokollatë e bardhë e thyer në copa të vogla

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju