Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme biskota tërshëre me pika çokollate

Si te gatuajme biskota tërshëre me pika çokollate – Receta gatimi për biskota tërshëre me pika çokollate. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Çojeni furrën në 180°C dhe përgatitni dy tava. Përzieni tërshërën, dy llojet e sheqerit, miellin dhe kripën në një tas të bollshëm. Formoni një gropë në mes dhe shtoni gjalpin, vezën e vaniljen. Bashkoni edhe pikat e cokollatës. Me një lugë si masë, hapni brumin në tavat e përgatitura më parë, në largësi 8 cm. Piqini për 5-8 minuta, ose, derisa të marrin ngjyrë dhe qendra të nisë e të vlojë. Vendosini në një skarë dhe lërini të ftohen.

Përbërësit për 24 biskota:

  • 330 g tërshërë
  • 90 g pika çokollatë e tretshme
  • 200 g sheqer kallami
  • 100 gr sheqer kokërr
  • 20 g miell i bardhë
  • 330 g gjalpë
  • 1 vezë e madhe
  • 1 lugëz esencë vanilje
  • kripë

2

 

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

Pergjigju