Embëlsira

Si te gatuajme brownies me salcë çokollate

Si te gatuajme “Brownies me salcë çokollate” – Receta gatimi për “Brownies me salcë çokollate”. Për të gatuar brownies me salcë çokollate veprojmë në këtë mënyrë: Lyejmë me gjalp bazën e një tepsie me diametër 20 cm dhe pastaj e spërkasim me miell. Shkrijmë në një tas mbi një tenxhere me ujë të vluar 100 gr çokollatë të zezë bashkë me çokollatën e qumështit dhe gjalpin. E heqim nga tenxherja me ujë të vluar dhe shtojmë sheqerin. E përziejmë dhe e ruajmë për më vonë. Rrahim lehtë vezët dhe i shtojmë bashkë me miellin, arrat dhe 1 majë luge kripë në tasin me çokollatë. I përziejmë mirë dhe e hedhim përzierien në tepsi. E pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet në tepsi. Për salcën shkrijmë çokollatën e mbetur, shtojmë në të kosin dhe e përziejmë mirë. E nxjerrim brownie-s nga tepsia dhe e presim në katrorë. Hedhim salcën në tasa të vegjël dhe shoqërojmë me të katrorët e brownie-s.

brownies me salce cokollate

Përbërësit:
– 200 gr çokollatë e zezë
– 100 gr çokollatë qumështi
– 85 gr gjalpë
– 170 gr sheqer
– 3 vezë në temperaturë dhome
– 140 gr sheqer
– 140 gr arra të copëtuara
– 200 ml kos
– pak kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju