Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme brumë me çokollatë

Si te gatuajme brumë me çokollatë – Receta gatimi për brumë me çokollatë. Për të përgatitur këtë recetë veprojmë në këtë mënyrë: Sitni 240 g miell dhe kakaon në një tas. Hidheni të gjithën në një robt kuzhine bashkë me gjalpin në copa dhe me sheqerin, përziejeni ngadalë deri sa të përfitoni një përzierje me kokrriza. Shtoni vezën, të rrahur me pirun, vazhdoni ta trazoni, deri sa të bëhet brumë. Kthejeni këtë masë në një sipërfaqe me miell dhe punojeni. Është e rëndësishme që të shmanget punimi i tepërt. I jepni formën e një topi, mbështilleni me qese të tejdukshme dhe mbajeni në frigorifer për 20 minuta. Brumi tani është gati për përdorim.

Përbërësit:

  • 250 g miell i bardhë
  • 60 g kakao
  • 200 g gjalpë
  • 100 g sheqer kokërr
  • 1 vezë

4

SiteGatuajme.Net

Pergjigju