Antipasta Receta Gatimi

Si të gatuajmë bruschetta me sardele, spec djegës dhe majdanos

Si të gatuajmë “Bruschetta me sardele, spec djegës dhe majdanos” – Receta gatimi për “Bruschetta me sardele, spec djegës dhe majdanos”. Për të gatuar bruschetta me sardele, spec djegës dhe majdanos veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim lehtë për rreth 2 minuta hudhrën dhe specin djegës. Shtojmë lëkurën e limonit dhe sardelet. Përziejmë me kujdes mbi zjarr të ulët deri sa të nxehen plotësisht sardelet. Thekim fetat e bukës. Shtojmë lëngun e limonit dhe majdanosin te sardelet. Përziejmë dhe një herë me kujdes dhe vendosim sardelet mbi fetat e bukës.

bruschetta me sardele

Përbërësit:
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 spec i kuq i grirë
– lëngu dhe lëkura e 1 limoni
– 2 konserva sardelesh në vaj luledielli
– 1 lugë gjelle majdanos i grirë
– 4 feta buke të mirë (ciapatta është perfekte)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju