Si te gatuajme byrek me spinaq dhe djathё

Si te gatuajme “Byrek me spinaq dhe djathё” – Receta gatimi për “Byrek me spinaq dhe djathё”. Për të gatuar byrek me spinaq dhe djathё veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim spinaqin bashkё me 2-3 lugё gjelle ujё nё njё tigan dhe gatuajmё nё zjarr tё fortё duke e pёrzierё vazhdimisht pёr 2-3 mintuta. E vendosim nё njё kullesё dhe e lёmё tё ftohet pak. Pasi tё jetё ftohur e shtypim me dorё qё t’i nxjerrim lagёshtirёn e tepёrt. I kullojmё domatet dhe i grijmё trashё. Pёrziejmё mirё vezёt me spinaqin, domatet dhe djathin. Hapim petat e byrekut dhe i mbulojmё me njё napё tё lagur. I shtrojmё njё nga njё nё tepsi duke i spёrkatur me vajin e domateve tё thata. Pas 5 shtresave shpёrndajmё mbushjen e spinaqit. Mbulojmё me pjesёt e petave qё dalin jashtё tepsisё dhe shtrojmё 3 peta tё tjera. E pjekim nё furrё nё 180 gradё pёr rreth 30 minuta deri sa petat tё bёhen krokante dhe tё marrin ngjyrё kafe tё hapur.

byrek me spinaq

Pёrbёrёsit:
– 200 gr gjethe spinaqi
– 2 vezё
– rreth 70 gr domate tё thata
– 100 gr djathё dele i thёrmuar
– 1 pako peta pёr byrek

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment