Embëlsira

Si te gatuajme cheesecake me luleshtrydhe

Si te gatuajme “Cheesecake me luleshtrydhe” – Receta gatimi për “Cheesecake me luleshtrydhe”. Për të gatuar cheesecake me luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Thërmojmë biskotat. Lyejmë një formë për cheesecake me gjalpë dhe e spërkasim me sheqer phuhur. I përziejmë biskotat me gjalpin, i shtrojmë në formë dhe i shtypim që të krijojnë një shtresë të njëtrajtëshme. E fusim në frigorifer për rreth 2 orë që të stabilizohet. Rrahim mirë djathin bashkë me 100 gr sheqer dhe vanilien. Shtojmë kremin e qumështit dhe vazhdojmë të rrahim deri sa të kemi një përzierie homogjene. E shtrojmë kremin mbi biskotë dhe e sheshojmë me një shpatull pasticerie. E fusim në frigorifer dhe e lëmë për tërë natën. Punojmë gjysmat e luleshtrydheve në blender bashkë me 25 gr sheqer dhe pastaj e kalojmë në sitë. Shpërndajmë pjesën tjetër mbi cheesecake dhe hedhim sipër purenë e blenderit.

luleshtrydhe

Përbërësit:

– 250 gr biskota
– 100 gr gjalpë i shkrirë
– 1 majë luge çaji pluhur vanilie
– 600 gr djathë i butë (philadelphia, ricotta, mascarpone)
– 300 ml krem qumështi
– 400 gr luleshtrydhe
– 125 gr sheqer
– gjalpë për formën
– sheqer pluhur për spërkatje

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju