Receta Gatimi Tradicionale

Si të gatuajmë çomlek me qepë

Si të gatuajmë “Çomlek me qepë” – Receta gatimi për “Çomlek me qepë”. Për të gatuar çomlek me qepë veprojmë në këtë mënyrë: Qepujkat (qepët sa një kokërr arre) qërohen dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku, shuhen me verë të kuqe ose të bardhë, shtohet kripë, piper, ujë dhe hudhra. Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet në zjarr të ngadaltë për 20-30 minuta.

comlek me qepe

Përbërësit për 4-5 persona:

– 1 kg qepë,
– 2 filxhanë kafeje vaj
– 1 lugë gjelle salcë
– 1 filxhan kafeje verë
– 1 kokërr hudhër
– kripë
– piper
– 2 gjethe dafine

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju