Receta Gatimi

Si te gatuajme couscous (Kuskus) – Receta gatimi

Si te gatuajme couscous 'kuskusSi te gatuajme Couscous (Kus Kus) me kofsha pule – Receta gatimi per Couscous

Ne kete recete do tju tregojme se si pergatitet pjata e famshme arabe Couscous me mish pule

Përbërësit per Couscous:

8 kofsha pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji pluhur “curry”
2 qepë të grira hollë
3 thelpinj hudhër të grira
500 ml lëng pule (në mungesë të tij mund të përdorim ujë)
Rreth 150 gr ullinj jeshilë
Lëngu dhe lëkura e grirë e një limoni
250 gr couscous
2 lugë gjelle majdanos i grirë
kripë
piper bluar në moment
Përgatitja e Couscousit:
Marinojmë kofshat me kripë, piper dhe pluhur “curry”. I skuqim në një tenxhere, në vaj ulliri deri sa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët. Heqim kofshat nga tenxherja dhe hedhim në të qepët dhe hudhrat, të cilat i skuqim në zjarr të mesëm deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë lëngun e pulës, kofshat, kripë dhe ullinjtë. Mbulojmë dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 40 minuta. Heqim kofshat nga tenxherja dhe hedhim në të couscous-in, lëkurën dhe lëngun e limonit. Nëse është e nevojshme shtojmë ujë të nxehtë aq sa të mbulohet “couscous”-i. fikim zjarrin dhe e lëmë të rrijë e mbuluar për rreth 5 minuta. Zbulojmë, hedhim majdanosin mbi couscous dhe përziejmë lehtë. Vendosim kofshat mbi couscous dhe shërbejmë.

Ju befte mire nga sitegatuajme.net!

Pergjigju