Embëlsira Receta te huaja

Si te gatuajme ëmbëlsira çokollate me arra

Si te gatuajme ëmbëlsira çokollate me arra – Receta gatimi për ëmbëlsira çokollate me arra. Çokollata përmban disa komponentë që kanë efekte pozitive në organizmin tonë, kafeina dhe serotonina të cilat përmirësojnë gjendjen dhe vëmendjen tonë. Çokollata e zezë në veçanti përmban antioksidantë, të cilët ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut. Këto ëmbëlsira përmbajnë arra, të cilat përmbajnë fosfor, kalcium, hekur dhe kalium. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë.

Copëtojmë vrazhdë arrat. Presim imët çokollatën me një thikë dhe e frulojmë atë në mikser. Sitim 2 herë koncentratin e hurmave, lëkurën e portokallit, maltën dhe marmallatën. Ndezim furrën në 160°. Shkrijmë çokollatën në avull (banjo mari). E përziejmë me gjalpin e kikirikut derisa të përfitojmë një krem të butë. Njëkohësisht, ngrohim pak qumështin e tërshërës dhe e hedhim mbi cokollatën, duke e përzier, ndërkohë që po e mbajmë në banjo mari. Hedhim përzierjen në mix-in e ëmbëlsirave dhe i përziejmë shumë mirë. Bashkojmë pak e nga pak, me ndihmën e një site dhe lugës së duhur, përbërësit pluhur dhe në fund arrat. E përziejmë me kujdes dhe e hedhim në një formë, të veshur me letër pjekje  me përmasa 18 x 30 cm. Përzierja do të jetë mjaft e trashë, prandaj e nivelojmë me pjesën e prapme të një luge, të lagur në ujë të ftohtë. E fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për 10 minuta, më pas ngrejmë temperaturën në 180° dhe e pjekim për 20 minuta të tjera. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht para se ta nxjerrim dhe ta presim në copa, në formë kuadrate, rombi ose trekëndëshi, sipas dëshirës tuaj. Ëmbëlsirat konservohen për 5-7 ditë në një kuti të mbyllur mirë.

Përbërësit:

  • 200 g çokollatë e zezë
  • 200 ml qumësht tërshëre
  • 175 g gjalpë kikiriku
  • 105 g miell i tipit 2
  • 100 g koncentrat hurmash
  • 95 g malt misri
  • 75 g marmallatë kajsish
  • 75 g arra
  • 70 g kakao pluhur
  • 33 g niseshte misri
  • lëkura e grirë e një portokalli
  • 1 lugë çaji maja me bazë krem tartari (cremor di tartaro)
  • kripë deti


embelsira cokollate me arra

Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!

Pergjigju