Antipasta Receta Gatimi Receta Italiane

Si te gatuajme frittata me salmon, patate dhe bizele

Si te gatuajme “Frittata me salmon, patate dhe bizele” – Receta gatimi për “Frittata me salmon, patate dhe bizele”. Për të gatuar frittata me salmon, patate dhe bizele veprojmë në këtë mënyrë: Presim patatet në feta dhe i gatuajmë në ujë me kripë për rreth 12 minuta ose deri sa të bëhen. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Copëtojmë salmonin me duar dhe e shtojmë te vezët e rrahura bashkë me bizelet, kripë dhe piper. Në fund shtojmë dhe patatet. Nxehim 3 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan, në zjarr të ulët, hedhim në të vezët, gatuajmë për rreth 13 minuta, i kthejmë me ndihmën e një pjate, gatuajmë për rreth 5 minuta të tjera dhe e shërbejmë frittatën të shoqëruar me sallatë sipas preferencës.

frittata me salmon, patate dhe bizele

Përbërësit:
– 500 gr patate të reja, të vogla
– 200 gr salmon i tymosur
– 8 vezë të mëdha, të rrahura
– 2 lugë gjelle kopër i grirë
– 100 gr bizele
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju