Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme gjoks pule me perime

Si te gatuajme “Gjoks pule me perime” – Receta gatimi për “Gjoks pule me perime”. Për të gatuar gjoks pule me perime veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim pulën në vaj ulliri për rreth 5 minuta nga secila anë. Shtojmë patatet, pak kripë dhe lëngun e pulës. E gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Shtojmë perimet e tjera dhe vazhdojmë të gatuajmë për 3-4 minuita të tjera. Nëse në këtë stad ka shumë lëng e ngremë zjarrin në maksimum dhe e reduktojmë deri në viskozitetin e dëshiruar. Shtojmë kremin e qumështit, piperin, gjysmën e estragonit dhe e përziejmë me kujdes. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe e shërbejmë të spërkatur me pjesën tjetër të estragonit.

mish pule

Përbërësit:
– gjoksi i një pule me gjithë lëkurë
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 200 gr patate të reja të prera në copa të përshtatshme
– 500 ml lëng pule (në mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– rreth 200 gr perime jeshile të përziera (brokoli, bizele, kunguj)
– 2 lugë gjelle krem qumështi
– rreth 2 lugë gjelle estragon i grirë (në mungesë të tij mund të përdorim majdanoz)
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju