Si të gatuajmë “Gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma” – Receta gatimi për “Gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma”. Për të gatuar gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma veprojmë në këtë mënyrë: Gatuajmë gnocchi-t sipas udhëzimeve të ambalazhit. I kullojmë duke ruajtur pak nga lëngu i tyre dhe i ruajmë për më vonë. Nxehim vajin në një tigan. skuqim në të kungujt dhe specin djegës për rreth 3 minuta. Shtojmë qepët e njoma, lëkurën e limonit, gjysmën e parmigianos dhe gnocchi-t bashkë me ujin që ruajtëm. Rregullojmë shijen për kripë, e ndajmë në dy tava personale dhe e spërkasim me pjesën e ngelur të parmigianos. Pjekim në furrë në 230 gradë deri sa të marrë pak ngjyrë në sipërfaqe.

Gnocchi

Përbërësit:
- 300 gr fresh gnocchi
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 spec djegës
- 1 kungull i prerë në feta të holla
- 4 qepë të njoma të prera hollë
- lëkura e 1 limoni
- 2 lugë gjelle mascarpone
- 50 gr parmigiano
- kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme