Pjata të para Receta Italiane

Si te gatuajme gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi

Si te gatuajme “Gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi” – Receta gatimi për “Gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi”. Për të gatuar gnocchi me pesto limoni dhe majdanozi veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë hudhrën me farat e pishës, majdanosin, djathin, lëkurën e limonit, kripë dhe piper. Shtojmë në fund vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Gatuajmë gnocchi-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. I kullojmë, i përziejmë me salcën që përgatitëm, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe i shërbejmë të spërkatura me qepët e egra dhe ekstra parmigiano nëse dëshirojmë.

gnocchi

Përbërësit:
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 tufë e vogël majdanos e grirë
– 1 tufë e vogël qëpë të egra të grira, nëse dëshirojmë
– 2 lugë gjelle fara pishe të pjekura
– 2 lugë gjelle parmixhano i grirë
– lëngu dhe lëkura e 1 limoni
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– 500 gr gnocchi
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju