Receta te huaja

Si te gatuajme Gulash hungarez

Si te gatuajme Gulash hungarez – Receta gatimi per Gulash hungarez. Si te pergatsim Gulash hungarez.

Gulash hungarez nje nga shume recetat e huaja te gatimit qe do te gjeni ne portalin tone. Ne kete recete do tju tregojme si te gatuani nje menu te njohur ne mbare boten Goulash hungarez. Me poshte keni perberesit dhe menyren e pergatitjes se gjelles Gulash hungarez.

Përbërësit:

• 1litër lëng mishi

• 500gr patate

• 1thelb hudhër

• 1 karotë

• 400gr qepë

• 50 gr sallo

• 50gr piper i kuq

• 800gr mish viçi ose lopë pjesa e shpatullës

• 2 speca jeshile

• 1 domate

Si te gatuajme Gulash hungarez

Gulash hungarez, Përgatitja :

1. Grijmë hollë qepën dhe e vëmë në tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nëse dëshironi, duke bërë kujdes që të mos skuqet por të zverdhet, për 15minuta. Shtojmë edhe hudhrën e grirë.

2. Ndërkohë presim mishin në kube prej 3cm dhe e bashkojmë me qepën duke trazuar për ca minuta duke pasur kujdes gjithmonë që të mos digjet qepa.

3. Bashkojmë piperin e kuq dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë e 30 minuta. Nuk duhet të ketë nevoje për ujë, por nëse po, hidhini një garuzhde lëng mishi.

4. Presim specat jeshile në kubikë të vegjël, ndërsa patatet i presim të mëdha sa copat e mishit. Pastrojmë dhe domaten nga farat dhe e presim dhe atë në copa të vogla.

5. Bashkojmë të gjitha perimet e grira me mishin, përveç patateve. Shtojmë lëngun e mishit dhe lëmë të ziejë akoma për 1 orë në zjarr të ngadaltë, me kapak.

6. Bashkojmë patatet dhe lëmë të ziejë akoma 30 minuta duke trazuar herë pas here.

7. Në fund të zierjes duhet të rezultojë një gjellë e trashë dhe e lidhur.

Mund të serviret me pilaf ose njoki.

Pergjigju