Receta Gatimi Tradicionale

Si të gatuajmë japrak me gjethe rrushi

Si të gatuajmë “Japrak me gjethe rrushi” – Receta gatimi për “Japrak me gjethe rrushi”. Për të gatuar japrak me gjethe rrushi veprojmë në këtë mënyrë: Gjetet e rrushit i ziejmë derisa të marrin valë. Më pas i lëmë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur. Më pas i hedhim erëzat dhe spinaqin( lakrat e tjera) dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Do t’i hedhim masës që përgatitëm një gotë ujë që orizi të ziejë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet pak dhe fillojmë që t’i mbledhim një nga një me gjethet e rrushit. Pasi kemi mbaruar procesin e mbledhjes i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri. Pasi kemi mbaruar me shtrirjen e japrakëve i vendosim sipër një pjatë të rëndë. Zjarri duhet të jetë në temperaturë të ulët në mënyrë që japrakët të zien ngadalë.

japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:

– gjethe rrushi
– një gotë ujë oriz
– ½ kg qepë të njoma
– 2 tufa nenexhik
– piper i zi
– spinaq dhe lakra të tjera
– 5 copë hudhra të njoma

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju