Antipasta

Si te gatuajme japrakë

Si te gatuajme “Japrakë” – Receta gatimi për “Japrakë“. Për të gatuar japrakë veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere nxehni gjysmën e vajit  dhe fërgoni qepët në zjarr të avashtë për 10 minuta. Shtoni orizin dhe skuqeni. Vërini kapakun, uleni flakën dhe ziejeni për 5 minuta. Shtoni mendërzën, koprën, kripë e piper sipas deshirës, vërini kapakun dhe zgjateni zierjen edhe 5 minuta të tjera në zjarr shumë të ulët, duke kontrolluar se mos ngjitet. Ndërkaq lërini gjethet e rrushit në ujë të vluar për 3 minuta. Kullojini dhe thajini me një leckë të thatë. Mbushini gjethet nga ana pa shkëlqim duke e vënë mbushjen në pjesën afër kërcellit, mbylleni duke i palosur anat pastaj mbështilleni për të formuar japrakët. Në një tenxhere të përshtatshme vendosni japrakët ngjitur me njëri-tjetrin, edhe në shumë shtresa. Hidhuni vajin e mbetur, 200 ml ujë, lëngun e limonit dhe mbulojini me një pjatë që të mos lëvizin. Ziejini për 1 orë në zjarr të avashtë. Shërbejini si antipastë me kos.

Përbërësit për 4 persona:

– 200 ml vaj ulliri
– 2 qepë të mëdha të bardha, të grira hollë (ose 6 qepujka)
– 200 g oriz i imët
– 3 lugë mendërz e freskët e grirë
– 1 luge kopër e grirë
– kripë
– piper i zi i sapobluar
– 500 g gjethe rrushi të freskëta ose të konservuara
–  200 ml ujë
–  lëngu i 1 limoni

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju