Pjata të dyta Receta Gatimi Tradicionale

Si te gatuajme kacamak me këpurdha të pjekura

Si te gatuajme kacamak me këpurdha të pjekura – Receta gatimi për kacamak me këpurdha të pjekura. Për të gatuar kacamak me këpurdha të pjekura veprojmë në këtë mënyrë: Ngrohim më përpara furrën në 200° C. I vendosim këpurdhat e pastruara në një tavë dhe i përziejmë me vajin e ullirit, uthullën balsamike, hudhrën e grirë, kripën dhe piperin. Këpurdhat i pjekim në furrë për 15-20 minuta ose derisa të zbuten. I përziejmë një ose dy herë gjatë pjekjes. Pas pjekjes e shtojmë majdanozin sipas dëshirës. Ndërkohë përgatisim kaçamakun sic vijon më pas. Në një tenxhere vendosim qumështin, ujin, kripën dhe i lëmë të marrin valë në zjarr të avashtë. Pasi masa merr valë shtojmë miellin e kaçamakut dhe e përziejmë mirë që të mos formohen kokrriza. E ulim zjarrin dhe e përziejmë masën mirë çdo 5 minuta derisa masa të bëhet e  njëtrajtshme për rreth 30 minutash zierje. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë gjalpin dhe parmixhanin. Shtojmë këpurdhat e pjekura sipër kaçamakut. Gjella rekomandohet të shërbehet e nxehtë.

kacamak

Përbërësit për 4 persona:

– 0.5 kg këpurdha, të coptuara në gjysmë ose feta
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 lugë gjelle uthull balsamike
– 1 lugë gjelle hudhër e grirë imët
– kripë dhe piper i zi sipas dëshirës
– ¼ gotë majdanoz

Për Kaçamakun nevojiten:

– 2 gota qumësht
– 1 e ½ gota ujë
– ½ lugë çaji kripë
– ¾ gotë miell i misrit për kaçamak
– 2 lugë gjelle gjalpë
– ¾ gotë djath parmixhan i grirë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

 

Pergjigju