Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme kajmaklie me cokollate dhe bajame

Si te gatuajme kajmaklie me çokollatë dhe bajame – Receta gatimi për kajmaklie me çokollatë dhe bajame. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehni më parë furrën në 130°C dhe vishni dy tava me letër furre. Me një mjet elektrik, në shpejtësi të mesme në të lartë, rrihni të verdhat e vezëve në shkumë, me pak kripë, në një tas të madh, për afro 3 minuta. Shtoni çokollatën e grirë, bajamet dhe lëvoren e portokallit të grirë. Hidheni përzierjen në largësi 2,5 cm në tavat e përgatitura më parë, duke formuar kajmaklie të mëdha sa një arrë. Piqini për 40-45 minuta, derisa të forcohen dhe të prarohen lehtë. Fikeni furrën dhe lërini kajmakliet  për 6 deri ne 12 orë, derisa të thahen fare (thyejeni njërën për t’u siguruar).

1

Përbërësit për afro 36 kajmaklie:

  • 125 g çokollatë e tretshme
  • 100 gram bajame të pjekura
  • 4 të verdha veze
  • 150 g sheqer kokërr
  • 2 lugë lëvore portokalli
  • kripë

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

Pergjigju