Garnitura Receta Gatimi

Si të gatuajmë karrota me gjalpë, hudhër dhe trumëz

Si të gatuajmë “Karrota me gjalpë, hudhër dhe trumëz” – Receta gatimi për “Karrota me gjalpë, hudhër dhe trumëz“. Për të gatuar karrota me gjalpë, hudhër dhe trumëz veprojmë në këtë mënyrë: Shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe skuqim në të, në zjarr të ulët, hudhrën bashkë me trumëzën për rreth 2 minuta. Shtojmë karrotat bashkë me pak kripë dhe hedhim aq lëng sa të mbulohen ato. mbulojmë dhe gatuajmë për rreth 10 minuta ose deri sa të bëhen por të jenë akoma “al dente”. Zbulojmë dhe rrisim zjarrin në maksimum. Gatuajmë deri sa të jetë avulluar pothuajse plotësisht lëngu.

karrota me gjalp

Përbërësit:
– 1 thelpi hudhër
– 2 lugë gjelle gjalpë
– dy degë të vogla trumëz (në mungesë të tyre mund të përdorni 1 degë rozmarinë)
– 750 gr karrota të vogla
– lëng i lehtë pule (në mungesë të tij mund të përdorni lëng perimesh)
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju