Si te gatuajme “Kek me çokollatë dhe banane” – Receta gatimi për “Kek me çokollatë dhe banane”. Për të gatuar kek me çokollatë dhe banane veprojmë në këtë mënyrë: I shtrojmë fetat e bananes në një tepsi dhe i fusim në furrë në 90 gradë deri sa të thahen dhe të bëhen krokante. Lyejmë me gjalpë një formë të përshtatshme dhe e spërkasim me miell. Përziejmë sheqerin me miellin, sodën e bukës, kakaon dhe çokollatën. Shtypim bananet me një pirun dhe i përziejmë me të verdhat dhe vezën e plotë. Shtojmë vajin, qumështin dhe përziejmë përsëri. Rrahim mirë të bardhat deri sa të formohet një shkumë e qëndrueshme. Përziejmë lehtë bananen me miellin, shtojmë të bardhat dhe vazhdojmë të përziejmë me kujdes sa më pak që të mundemi, në mënyrë që të ruajmë sa më shumë nga flluskat e ajrit, por gjithësesi deri sa të kemi një përzierie homogjene. E hedhim përzierien në tepsi dhe e tundim lehtë që të përhapet në mënyrë të njëtrajtëshme. E pjekim në furrë, në 160 gradë për rreth 70 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë shkrijmë çokollatën e qumështit në banjomari dhe e përziejmë me kremin e qumështit. E ftohim deri sa të ketë viskozitet të përshtatshëm për lyerje. E heqim kekun nga forma, i shtrojmë sipër kremin e çollatës dhe spërkasim sipër tij fetat krokante të bananes.

kek me cokollate

Përbërësit për kekun:
- 100 ml vaj misri
- 175 gr sheqer
- 175 gr miell që fryhet vetë
- ½ lugë çaji sodë buke
- 4 lugë gjelle kakao
- 100 gr çokollatë e copëtuar
- 175 gr banane të bëra mirë
- 3 vezë, dy prej të cilave të ndara
- 50 ml qumësht

Përbërësit për dekorin:
- 100 gr çokollatë qumështi e copëtuar
- 100 gr krem qumështi
- 1 banane e prerë në feta

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme