Si të gatuajmë “Kek me çokollatë dhe banane” – Receta gatimi për “Kek me çokollatë dhe banane”. Nxehim furrën në 160 gradë. Lyejmë me gjalp dhe spërkasim shumë mirë me miell një formë drejtkëndëshe për kek. Për “topping” fërkojmë bashkë miellin me gjalpin dhe pastaj shtojmë sheqerin dhe arrat e thyera. Shkrijmë cokollatën në një tas mbi një banjo mari. Pasi të jetë shkrirë totalisht e heqim nga banjo maria. Rahim bashkë sheqerim me gjalpin deri sa të formojnë një shkumë. Shtojmë vezët një nga një duke u kujdesur që ta kemi përzierë mirë njërën para se të shtojmë tjetrën. Shtojmë materialet e ngurta dhe përziejmë me shumë kujdes. E hedhim këtë përzierie, bashkë me bananen në tasin e cokollatës. Përziejmë përsëri me kujdes. Ndajmë përzierien në dy forma, dhe i shpërndajmë “topping”sipër.. Pjekim për rreth 45 minutaose deri sa nëse ngulim një kunjë në qendër të këkut, ajo del jashtë e pastër. E lëmë të ftohet pak dhe pastaj e heqim nga forma.

kek me cokollate e banane

Përbërësit:
- 100 gr cokollatë e zezë
- 150 gr gjalpë pa kripë
- 3 vezë të rrahura
- 175 gr miell që fryhet vetë
- 25 gr kakao
- 2 banane të mëdha, të qëruara dhe të bëra pure

Për “topping”
- 25 gr gjalpë pa kripe
- 2 lugë plot miell
- 1 lugë sheqer
- 2 lugë gjellë arra të thërmuara

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 6483 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme