Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme kek me limon të ëmbël dhe manaferra

Si te gatuajme “Kek me limon të ëmbël dhe manaferra” – Receta gatimi për “Kek me limon të ëmbël dhe manaferra”. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Lyejmë me gjalpë dhe spërkasim me miell një tepsi katrore me brinjë rreth 20 cm. Rrahim bashkë gjalpin me sheqerin deri sa të formohet një shkumë e lehtë. Shtojmë vezët gradualisht duke përzierë pa ndaluar së përzieri. Shtojmë lëkurën e limonit, kripën, miellin, lëngun e limonit dhe bajamet. Përziejmë me kujdes deri sa të kemi një përzierie homogjene. Shtojmë ¾ e manaferrave, përziejmë dhe një herë dhe e hedhim në tepsi. E përhapim brumin në mënyrë të njëtrajtëshme dhe e spërkasim me manaferrat e mbetura. E pjekim për rreth 1 orë në 180 gradë. Ndërkohw ngrohim në një tigan, pa i dhënë valë, lëngun e limonave bashkë me lëkurën dhe sheqerin duke përzierë vazhdimisht deri sa të tretet i gjithë sheqeri. Sapo keku të dalë nga furra i bëjmë disa vrima me një kunjë druri dhe e spërkasim me shërbetin që përgatitëm. E lëmë të ftohet, e nzjerrim me kujdes nga tepsia dhe e shërbejmë të ndarë në copa.

kek me limon dhe manaferra

Përbërësit:
– 225 gr gjalpë në temperaturë dhome + ekstra për lyerje
– 225 gr sheqer
– 4 vezë
– lëngu dhe lëkura e grirë e dy limonave të ëmbël (në mungesë të tij mund të përdorim limon të zakonshëm)
– 250 gr miell që fryhet vetë
– 1 majë luge çaji kripë
– 25 gr bajame të grira
– 200 gr manaferra

Për shërbetin:
– 8 lugë gjelle lëng limoni të ëmbël (në mungesë të tij mund të përdorim limon të zakonshëm)
– lëkura e grirë e 1 limoni të ëmbël
– 140 gr sheqer

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju