Si të gatuajmë “Kekë të vegjël çokollate” – Receta gatimi për “Kekë të vegjël çokollate”. Për të gatuar kekë të vegjël çokollate veprojmë në këtë mënyrë: Lyejmë disa forma të vogla për kek me vaj misri dhe pastaj i spërkasim me kakao. Përziejmë mirë në një tas miellin bashkë me 200 gr sheqer, kakaon, vajin, 100 ml krem qumështi, vezët, vanilien dhe 100 ml ujë. Shtojmë 1/3 e copave të çokollatës dhe i përziejmë përsëri. E ndajmë brumin nëpër forma dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta. Ndërkohë nxehim në një tigan të vogël kremin e mbetur bashkë me sheqerin dhe shkrijmë në të çokollatën duke përzierë vazhdimisht që të krijohet një përzierie homogjene. E kalojmë kremin e çokollatës në një tas dhe e vëmë në frigorifer që të ftohet dhe të mpikset. Nxjerrim kekët nga format dhe i shërbejmë me kremin që përgatitëm.

Përbërësit:
- 300 gr çokollatë e zezë, e thyer në copa sa më të vogla që të mundemi
- 200 gr miell që fryhet vetë
- 250 gr sheqer
- 6 lugë gjelle kakao pluhur + pak për të spërkatur format
- 150 ml vaj misri + pak për të lyer format
- 280 ml krem qumështi
- 2 vezë
- pak pluhur vanilie

kek te vegjel cokollate

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Leave a Reply

© 5681 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme