Pjata të dyta Receta Gatimi

Si të gatuajmë koce furre me salcë romesco

Si të gatuajmë “Koce furre me salcë romesco” – Receta gatimi për “Koce furre me salcë romesco”. Për të gatuar koce furre me salcë romesco veprojmë në këtë mënyrë: Pjekim specat e kuq në furrë në 200 gradë për rreth 20 minuta ose deri sa të nxihet lëkura e tyre. I vendosim në një tas me kapak dhe i lëmë të rrinë për rreth 10 minuta. I qërojmë dhe i presim në copa me përmasa rreth 2 cm. I përziejmë me domatet, hudhrën dhe specin djegës. Ndajmë majdanosin në gjethe dhe kërcell. Grijmë 2/3 e gjetheve të majdanosit dhe i shtojmë në tasin me domatet bashkë me lajthitë, uthullën dhe vajin e ullirit. Përziejmë mirë. Marinojmë kocet me kripë. vendosim fetat e limonit dhe kërcejtë e majdanosit në barkun e tyre. Spërkasim me vaj një tepsi dhe shtrojmë në të disa feta limoni. Lyejmë kocet me vaj ulliri dhe i vendosim mbi fetat e limonit. Pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 15 minuta ose deri sa të bëhen në tërë trashësinë e tyre. Shërbejmë kocet të shoqëruara me salcën që përgatitëm.

peshk ne furre

Përbërësit:
– 2 koce të pastruara
– 2 limona të prera në feta të holla
– 3 speca të kuq.
– 600 gr domate të prera në kubikë me brinjë rreth 2 cm
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 spëc djegës i grirë
– 1 tufë majdanos
– 50 gr lajthi të pjekura, të thërmuara trashë
– 1 lugë gjelle uthull
– 3 lugë gjelle vaj ulliri + për spërkatje
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Pergjigju