Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme Koce me selino ne furre

Si te gatuajme Kocë me selino në furrë – Receta gatimi për Kocë me selino në furrë. Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Pastrojmë dhe filetojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vaj. Lyejmë një tavë dhe shtrojmë në të një letër furre. Vendosim filetët e peshkut, presim shumë hollë pjerrtas kërcellin e selinosë dhe i vendosim në kurrizin e peshkut në drejtimin e halave. Bëjmë një imitacion të halave me vendosjen e selinosë në kurrizin e peshkut, që na shërben jo vetëm si dekor por edhe për t’i dhënë peshkut një shije të veçantë. E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20-25 minuta. Pjatën e servirim të ngrohtë!

 

 

Përbërësit:
• 1 kocë 300 -350 gr
• 2 degë selino
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• Kripë

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

koce

Pergjigju