Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme kofshë qengji me domate, hudhër dhe ullinj

Si te gatuajme “Kofshë qengji me domate, hudhër dhe ullinj” – Receta gatimi për “Kofshë qengji me domate, hudhër dhe ullinj”. Për të gatuar kofshë qengji me domate, hudhër dhe ullinj veprojmë në këtë mënyrë: Rrahim hudhrën, gjysmën e rigonit, lëkurën e limonit dhe pak kripë në një havan. Shtojmë pastaj lëngun e limonit, vaj ulliri dhe piper. I bëjmë qengjit disa vrima, e spërkasim mirë me kripë dhe e fërkojmë me përzierien e mësipërme duke futur në vrimat e thikës aq sa duam nga kjo përzierie. Hedhim patatet në një tepsi dhe i spërkasim me kripë dhe me pjesën e mbetur të vajit me erëza. I përziejmë mirë. Vendosim kofshën në mes të patateve dhe fusim tepsinë në furrë për rreth 20 minuta në 200 gradë. Ulim temperaturën në 180 gradë dhe vazhdojmë pjekjen deri sa të bëhet qengji, duke e lagur herë pas here me lëngjet e tepsisë. Heqim qengjin nga tepsia dhe e ruajmë të ngrohtë. Hedhim në tepsi pjesën tjetër të rigonit dhe e përziejmë me patatet. I heqim dhe patatet nga tesia dhe i ruajmë të ngrohta. E vendosim tepsinë mbi një zjarr të mesëm dhe hedhim në të domatet dhe ullinjtë. E gatuajmë për 4-5 minuta duke gërryer fundin e tepsisë me një lugë druri. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Shërbejmë qengjin të shoqëruar me patatet e pjekura dhe salcën e domates.

kofshe qengji

Përbërësit:
– 1 kofshë qengji rreth 3 kg
– 6 thelpinj hudhër
– 1 tufë rigon
– lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni
– 6 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 ½ kg patate të reja
– 400 gr domate konservë të copëtuara
– rreth 150 gr ullinj pa bërthamë
– kripë
– piper i bluar në moment (nëse dëshirojmë)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju