Pjata të dyta Receta Italiane Receta te huaja

Si te gatuajme krahë pule me salcë gorgonzola

Si te gatuajme “Krahë pule me salcë gorgonzola” – Receta gatimi për “Krahë pule me salcë gorgonzola”. Për të gatuar krahë pule me salcë gorgonzola veprojmë në këtë mënyrë: Thërmojmë gorgonzolën në një tas dhe e përziejmë me kremin e qumështit, majonezën, lëngun e limonit dhe pak kripë. E fusim në frigorifer dhe e ruajmë për më vonë. Skuqim qepën bashkë me hudhrën në gjalpë, në zjarr të ulët, për rreth 10 minuta. Shtojmë domatet bashkë me specat djegës dhe gatuajmë për rreth 8 minuta. E kalojmë salcën në blender deri sa të kemi një përzierie kremoze. Marinojmë krahët e pulës me kripë dhe dy llojet e piperit. I pjekim në zgarë duke i kthyer herë pas here deri sa të bëhen në tërë trashësinë e tyre. I heqim nga zgara, i marinojmë me salcën pikante të domates dhe i shërbejmë të shoqëruara me salcën e gorgonzolës.

krahe pule

Përbërësit:
– 1 qepë e voqël e grirë hollë
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 50 gr gjalpë
– 400 gr domate konservë
– 2 speca djegës të grira
– 1 kg krahë pule
– 100 gr gorgonzola
– 150 ml krem qumështi
– 2 lugë gjelle majonezë
– Lëngu i ½ limoni
– piper i zi i bluar në moment
– piper i kuq i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju