Embëlsira

Si të gatuajmë krem me arrë kokosi dhe fruta ekzotike

Si të gatuajmë “Krem me arrë kokosi dhe fruta ekzotike” – Receta gatimi për “Krem me arrë kokosi dhe fruta ekzotike”. Për të gatuar krem me arrë kokosi dhe fruta ekzotike veprojmë në këtë mënyrë: Presim frutat në kubikë me brinjë rreth 1 cm. Përziejmë kosin me mjaltin deri sa të tretet totalisht mjalti. E përziejmë më pas kosin me arrën e kokosit dhe vanilien. Zbusim fletët e zelatinës, i tresim në 30 ml ujë të ngrohtë dhe i përziejmë me kosin. Rrahim kremin e qumështit deri sa të formojë një përzierie të qëndrueshme dhe e përziejmë me kosin. E fusim në frigorifer që të stabilizohet përzieria. E garnirim kremin me kubikët e frutave ekzotike dhe e shërbejmë.

krem me arre kokosi

Përbërësit:

– 50 gr arrë kokosi e grirë
– 150 ml krem qumështi
– 2 fletë zelatinë
– 300 ml kos
– 90 gr mjaltë
– shumë pak pluhur vanilie
– 2 kivi
– ½ ananas

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Pergjigju