Embëlsira

Si te gatuajme krem me bajame të thata

Si te gatuajme “Krem me bajame të thata ” – Receta gatimi për “Krem me bajame të thata”. Për të gatuar krem me bajame të thata veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë qumështin me lëkurën e limonit, heqim nga zjarri dhe hedhim lëkurën e limonit. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të zbardhen, duke i përzier me miell të bardhë misri e duke i tretur me qumështin e nxehtë. Ziejmë kremin në flakë shumë të ulët duke e përzier vazhdimisht. Çojmë në zierje dhe e lëmë të vlojë për afro 3 minuta. E heqim enën nga zjarri, përziejmë aty bajamet e thata, por mbajmë ca edhe për zbukurim. Kremin e shërbejmë në kupa teke me garniturë bajamet e thata të lëna mënjanë.

krem

Përbërësit:

– 300 ml qumësht

– 1 lëkurë limoni

– 4 të verdha vezësh

– 150 gr sheqer

– 20 gr miell i bardhë misri

– 100 gr bajame të thata

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju