Si të gatuajmë “Kukurec” – Receta gatimi për “Kukurec”. Për të gatuar kukurec veprojmë në këtë mënyrë: Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkëri, një copë gjendër, një copë mushkëri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Pasi të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkatet me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.

kukurec

Përbërësit për 4-5 persona:

- zorrë qengji 1 palë
- të brendshme 300 gr
- kripë
- piper
- spec i kuq
- rigon
- 2-3 lugë gjelle yndyrë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2876 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme